Ish-kreu i KQZ-së: Ndryshimet Kushtetuese ishin të njëanshme. Interesi i partive, përpara publikut
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi sot miratimin e Ndryshimeve Kushtetuese të Kodit Zgjedhor.
Ai tha se edhe në këtë miratim, partitë politike vunë interesat e tyre para interesave të publikut shqiptar. Kume tha se në kod nuk u reflektuan të plota rekomandimet e OSBE-ODIHR, se votimi ishte i njëanshëm dhe se ka gjasa që shumë pak deputetë të dalin nga këto zgjedhje nga vota preferenciale e popullit.
“Pas më shumë se 2 vjet Kuvendi i dha fund reformimit të legjislacionit nga i cili do zhvillohen zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ecuria e punës në komisionin e reformës e në Këshillin Politik nuk e justifikoi pritshmërinë e publikut. Dihet në çfarë mënyre punuan partitë, që vunë interesin e tyre para interesit të publikut, që do zgjehdje më afër standardeve dhe të gjithë pranuara.
U trumbetua si proces që do rregullonte legjislacionin zgjedhor për të pasqyruar rekomandimet e OSBE-ODIHR në 3 apo 4 rekomandimet e fundit, apo për ta mirëpëshuar që ishin edhe pritshmëritë kryesore nuk u arritën. U pasqyruan pjesërisht rekomandimet e OSBE. Nuk u arrit depolitizimi i administratës zgjedhore. Në dispozitat kalimtare kemi rregulla që administrata do jetë e njëjtë për nga parimi si do formohet me atë që kemi pasur deri më sot. Në kod ndodhën ndryshime që fenomenet e shitblerjes së votës të jenë më pak, këtu kam parasysh identifikimin biometrik, monitorimin on line, aktivizim të sinjalizuesve.
Këto ishin ndyshime të njëjanshme, siç është thënë edhe nga forcat politike. Por pse mungoi konsensusi? Kjo duhet kërkuar në funksion të sjelljes së partive politike. Këto 3 parti i shmangeshin problemit të hapjes së listave që në fillim të diskutimeve. Mundësistë që të kemi deputetë me vota pëlqyese, mendoj që rezultatet nuk do jenë ato që priten”,- tha Kume.