Ish-kreu i Policisë Bashkiake, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar ish-kreun e policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha me 1 vit e 4 muaj burg.

Ky dënim ndaj Hoxhës është dhënë për dy akuzat që rënduan ndaj tij me një vit burg për “Shpërdorim detyre” dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove për akuzën e “Plagosjes së lehtë” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Hoxha është denoncuar nga një familje në kryeqytet, pasi këtyre të fundit po i’u grabitej prona në rrugën Reshit Petrela përgjatë vitit 2012 duke u bërë një ndërtim pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paçka ankesave të familjes në kryeqytet, sipas prokurorisë Florenc Hoxha me veprimet e mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e objektit pa leje, edhe pse ligji i jepte të drejtë ta prishte dhe të kallëzonte ndërtuesin abuziv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në një vendim të Apelit, i cili është dhe vendim që ka formë të prerë, gjithçka do të mbetet pezull dhe Hoxha do të qëndrojë në liri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?