Ish-kreu i SHISH, Klosi: Audio-përgjimi nuk ka asnjë vlerë, kauza e PD qesharake
I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “45 minuta” të gazetarit, Denis Minga, ish kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, foli lidhur me protestën e organizuar nga Partia Demokratike në datën 26 maj. Po ashtu Klosi theksoi se audio-përgjimi nuk ka asnjë vlerë në aspektin politik, por shfrytëzohet për rrëzimin e qeverisë, për luftë politike.
“Nuk është e vërtetë që gjithçka që del aty është e vërtetë. Në Shqipëri ka qenë problemi i lëndëve narkotike, nuk është ndonjë gjë e madhe. Ky nuk është një krim që vëllai i Xhafës ta ndiejë veten të tillë. Morali nuk është një kriter që vendos. Politikanët kanë nja balancë të qartë, zgjedhjet. Në Shqipëri nuk shpëton asgjë pa u trajtuar në tv. Një bisedë e regjistruar nuk mund të rrëzojë qeverinë. Këtu çdo gjë është politizuar fort. Këto gjëra shfrytëzohen për luftë politike. Lufta politike në Shqipëri bëhet duke hedhur baltë mbi njëri-tjetrin”- tha Klosi.
I pyetur për fenomenin e drogës dhe pse e përdori tani PD audio-përgjimin, Klosi u shpreh:
“Përdoren si argumenta gjëra të tilla. Këto gjëra ngjisin, dhe njerëzit nuk i kuptojnë shumë debatet. Kjo nuk ka asnjë vlerë, kjo është një gjë koti. Në aspektin politik nuk ka asnjë vlerë. Problemi këtu është nëse ka pasoja ligjore apo përgjegjësi penale. Kauza e kësaj proteste është qesharake”- theksoi Fatos Klosi.
Ndërsa lidhur me ekonominë informale apo të zezë, që ka ky vend dhe për sa kohë do vazhdojë kshu Klosi tha:
“Ne jemi ekonomikisht të varur nga italianët dhe grekët, këto dy vende janë akom a në krizë, ne nuk mund të dalim nga kriza pa dalë ata. Ekonomia ka rregullat e veta, p.sh, biznesmeni nuk investon para kur e ndjen se nuk ka treg. Këtu prioritet ka bujqësia dhe blegtoria.
Çështja politike: Nuk dua të prononcohem , unë di që ka metoda të thjeshta për ta dalluar, këtë punë e ka prokuroria. Unë nuk e di. Ne duhet të presim, nuk duhet të ngutemi. Opozita e shfrytëzon këtë për luftë politike, ata besojnë se qeveria komandohet nga krimi. Ata kanë gjetur një motiv. Kriza në parlament shkaktohet nga vota, jo nga këto motive”– theksoi Fatos Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

