Ish-kryebashkiaku shpallet i pafajshëm në GJKKO
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Eduart Kaprin, ish-kryebashkiakun e Pogradecit. Kapri akuzohej nga SPAK për veprat penale “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Në pretencë SPAK kërkoi një dënim me burg për ish-kryebashkiakun, por Kapri përmes avokatit Sokol Hazizaj mundi të bindë gjykatën për pafajësinë e tij.
Sipas Prokurorisë, ish-kryebashkiaku si titullar i Autoritetit Kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano kanë kryer veprime, që kanë favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse në tender.