Ish-kryeministri Berisha: Gazpromi rus më ofroi shuma përrallore, por ndoqa interesin e Shqipërisë dhe BE-së

Ish-kryeministri Berisha doli në një prononcim për median te selia e parlamentit, ku tha se sot për herë të parë TAP-i nga Shqipëria furnizoi Italinë me gazin e Azerbaxhanit, pra jo me gaz rus.

Ky projekt i TAP që kaloi nëpër Shqipëri nga Azerbaxhani drejt Italisë dhe Europës, theksoi Berisha, ka ardhur pas shumë pune e negociatash të qeverisë së drejtuar nga ai, derisa bindi shtetet fqinje se ky gazsjellës nga Azerbaxhani duhet të kalonte vetëm nga Shqipëria.

Me tej ish-kryeministri Berisha sqaroi se kam patur shumë oferta marramendëse nga kompania më e madhe në botë ruse GAZPROM që të mos kundërshtonte gazin rus. Por shtoi me tej Berisha, pata mbështetjen e presidentit te Azerbaxhanit dhe te Sekretares se Shtetit Hillary Clinton që ky gazsjellës të kalonte vetëm nga Shqipëria dhe të mos përzihej me gazin rus. “Unë, -tha Berisha- mbajta interesat e Shqipërisë dhe Europës e jo të miat personale siç me akuzon grupi Soros në Tiranë dhe në SHBA”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha nuk pranoi të përgjigjej pyetjeve të tjera të gazetarëve, pasi insistoi se sot do flas vetëm për TAP, për këtë sherbim ndaj Shqipërisë dhe BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?