Ish-kryeministri Berisha: Ta rrëzojmë me revolucion demokratik Edi Ramën !

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sulmeve ndaj kryeministrit aktual Edi Rama, në lidhje me të shkuarën komuniste të babait të tij.Gjatë një takimi me gazetarët, Berisha ka komentuar dekorimin e hetuesit të regjimit komunist i cili ka persekutuar At Zef Pëllumbin.

Ish-kreu i PD deklaroi se ndjesa e Ramës është shtirje, duke i kujtuar se vjen nga një familje perskutorësh komunistë. Ai u kthye disa vite pas, për të kujtuar periudhën e fillimit të viteve 90’, ku Rama së bashku me disa intelektualë të tjerë u afruan fillimisht në Partinë Demokratike.

“Në një takim te pallati kulturës, u mblodhën intelektualë të Tiranës, nga Partia Dmeokratike. 90 % e tyre nuk ishin anëtarë, por ishin përkrahës të demokracisë. Aty ishte edhe Edi Rama që u ngrit dhe shtroi tezat e tij. Një burrë i gjatë me kollare, u ngrit dhe ja përplasi në fytyrë Edi Ramës, ti smund të flasësh këtu pa dënuar njëherë veprimet që ka bërë babai yt ndaj nesh. Kanë qenë të paktën 255 pjesëmarës, isha në panel me Arben Imamin”, tha Berisha.

Berisha deklaroi më tej se Edi Rama ëhstë nostalgjik i komunizmit, dhe ka nderuar me krenari Enver Hoxhën. Për këtë, ai i’u referua festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit, ku të pranishëm në ceremoninë në Varrezat e Dëshmorëve ishin disa persona që mbanin portretet e dikatorit Hoxha.

“Në 24 vite pluralizëm, është i vetmi kryeministër i cili do të përkujtonte 70-vjetorin e çlirimit të vendit në varrezat e dëshmorëve, i rrethuar nga portretet e Enver Hoxhës, dhe do ti shëprndante këto portrete në mbarë botën, në Facebookun e tij. E bëri për krenarinë e tij që ndjen ndajatit të tij shpirtëror. Edi Rama vjen direkt, është i biri i një xhelati të vërtetë të regjimit diktatorial dhe nipi, në kuptimin, xhaxhai i nënës ka qenë, i Spiro Kolekës, persekutorit numër 1. Nuk e ka rastësore nderimin e xhelatëve. E bën në adhë të parë si nderim për të atin”, – deklaroi më tej Berisha.

Ai bëri thirrje që “të shpëtojmë sa më parë nga ky njeri”. Rama eshte racist ndaj Veriut. Ai foli me racizem ndaj verioreve . Ai po shkaterron Shqiperine ndaj ta rrezojme me revolucion demokratik. Jo me dhune , por me revolucion- tha Berisha.

Porse se çfarë eshte ky "revolucioni demokratik" nuk e shpjegoi Berisha!

SHKARKO APP