Ish-Kryeministri i Suedisë jep leksion në Qendrën e Ekselencës

Më datë 7 prill, Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe Qendra e Ekselencës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë organizuan një leksion të hapur, që u mbajt nga ish-Kryeministri i Suedisë, Z. Goran Persson, i titulluar: “Mësime të nxjerra nga zgjerimi i fundit i madh i BE-së”.

Gjatë këtij aktiviteti, i cili u ndoq nga diplomatë, nëpunës të shërbimit civil, shoqëri civile dhe të rinj, Z. Persson shprehu besimin se BE-ja do të vazhdojë të jetë një motor kyç bashkëpunimi në Evropë, pavarësisht sfidave të kohëve të fundit. Ai theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë të ecë përpara në procesin e integrimit në BE.

 “Përveç reformës në drejtësi, reformë e cila është kusht për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë është thelbësor për përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE. Popullsia juaj e re është një pasuri e madhe në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Persson ka ardhur në Shqipëri për një vizitë, në krye të delegacionit të biznesmenëve suedezë. Persson ka qenë Kryeministër në Suedi gjatë viteve 1996-2006 dhe President i Këshillit Evropian gjatë vitit 2001, vit gjatë të cilit janë kryer negociata për zgjerim të madh të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?