Ish-kryeministri italian në Gjadër: Kampi të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka vizituar për orë Gjadrin, kampin e ndërtuar për emigrantët e paligjshëm që kapen në Itali.
Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.
“Mendojmë se është e drejtë që të vijmë këtu për t’u thënë italianëve shihni ku po shpenzohen paratë tuaja. Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.
Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha Renzi.