Ish-kryeministri Vilson Ahmeti në Prokurori

 
 
Ish-kryeministri Vilson Ahmeti, një tjetër personazh i përfolur në hetimin e aferës së dyshuar korruptive CEZ-DIA, është përballur për më shumë se 1 orë e 20 minuta me prokurorët e çështjes për të dhënë shpjegime lidhur me skandalin.
 
Lajmi i pyetjes së ish-kryeministrit të dënuar më herët për korrupsion në të ashtuquajturën çështja “Arsidi”, konfirmohet për “GSH” nga zyrtarë të lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilët u treguan të rezervuar lidhur me çfarë ka deklaruar konkretisht përpara prokurëve.
 
Burime të tjera i thanë “GSH” se Ahmeti është pyetur për transaksionet që kompania DIA e Kastriot Ismailajt, tashmë nën akuzë për mashtrim e pastrim parash, ka kryer për llogari të kompanisë A.I.C, administrator i së cilës është Vilson Ahmeti. Ndonëse tejet të rezervuara, burimet thanë se Ahmeti pretendon se çdo pagesë e kryer për llogari të kompanisë së tij është kryer konform ligjeve, pasi ai ka kryer punime apo ka bërë shërbime për llogari të shoqërive të tjera.
 
Emri i Vilson Ahmetit doli në skenë pasi shpërtheu skandali i vjedhjes në CEZ, që deri më tani ka çuar në pranga vetëm administratorin e kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn, që ishte kontraktuar për të mbledhur borxhet e kompanisë ceke CEZ. Nga hetimet ka rezultuar se kompania A.I.C, administrator i së cilës është ish-kreu i qeverisë Ahmeti, dyshohet të ketë përfituar nga kompania DIA e Kastriot Ismailajt një shumë prej 16.916.667 lekë (afërsisht 170 milionë lekë).
Mesohet se eshte nen pergjim prej ditesh.

SHKARKO APP