Ish-kryeprokurorja rikthehet në Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, edhe pse Shqipëria është në shtetrrethim nga pandemia e Covid-19, mësohet se ka marrë 7 vendime gjatë mbledhjes së sotme, ku ka emëruar edhe hetues të rinj. Është njoftuar përfundimin e mandatit për anëtarin e KLP-së, Arben Dollapaj. Ndërsa është përcaktuar përkohësisht Arben Dyla në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë deri më 30 qershor.

Kreshnik Ajazi është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan deri më 25 qershor. Nga ana tjetër, mësohet se ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku rikthehet për të drejtuar hetuesinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë deri më 30 qershor. Violeta Shkurta do të drejtojë për të njëjtën periudhë kohore Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier.

Hetuesja Alma Bramo do të drejtojë Prokurorinë e Durrësit deri më 28 qershor, ndërsa Rita Gjati do ndjekë zhvillimet në hetuesinë e Kukësit deri më datë 26 po ashtu të muajit qershor.

SHKARKO APP