Ish-kryetari i PS së Shkodrës i tha fjalë tepër të rënda, Elisa Spiropali e merr në telefon

Edip Shiroka, ish-kryetari i PS-së së Shkodrës tha fjalë tepër të rënda për Elisa Spiropalin duke kujtuar një miting të hershëm të PS në këtë qytet.

“Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.
Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???
Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes”, shkroi Shiroka duke u kthyer në lajmin e të gjitha portaleve për vetë faktin që një deklaratë kaq poshtëruese për një grua, për një ministre, vinte nga ish-kryetari i PS.

Pas kësaj, Spiropali ka telefonuar Shirokën i cili nga ana tjetër i ka bërë publik numrin ministres duke aluduar se ajo e ka kërcënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“S’kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kërcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë.Ditët në vijim do shohim estradë”, shkruan Shiroka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?