Ish-kryetarja e KQZ tregon çfarë u lejohet dhe jo partive në një muaj fushate

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi shpejgon se çfarë u lejohet dhe çfarë u ndalohet subjekteve politike gjatë një muaji fushatë në bazë të kodit zgjedhor. Luzi theksoi se në kodin zgjedhor është e përcaktuar qartë çfarë se partitë politike kanë të drejtën për të bërë propagandë, por në mënyrë të ligjshme.

”Ajo që u ndalohet është e përcaktuar dhe ka të bëjë me disa rregulla, kushte dhe kufizime, që kanë të bëjnë me sigurimin e paanësisë të operatorëve radiotelevizivë. Të gjitha këto bëhen me qëllim garantimin e barazisë së subjekteve zgjedhore, por duhet edhe mbrojtja nga deformimi, censura apo edhe përdorimi i kundërligjshëm i mediave nga subjekte të caktuara zgjedhore. Ndalohet fushata në institucionet publike. Afishimi i materialeve propagandistike është një mënyrë tjetër ku një rol të rëndësishëm ka kryebashkiaku i çdo zone zgjedhore që duhet të përcaktojë vendet ku partitë duhet të vendosin materialet propagandistike”.

Për të kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve është i vonuar me nxjerrje e akteve që u referohen subjekteve zgjedhore, shumë nga të cilat janë të reja ndaj sipas saj, aktet nënligjore duhet të kishin dalë me kohë për t’i informuar këto të fundit

Swiss Digital Desktop Reklama

”Akti që ka të bëjë me fushatën dhe është i datës 23 mars që ka të bëjë me materialet propagandistike ku thuhet se jo më vonë se 35 ditë nga zgjedhjet njoftohet kryebashkiaku për vendosjen e zyrave të subjekteve. Ky akt duhet të kishte dalë shumë më parë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?