Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, tregon përse u paraqit në SPAK
Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Denaj është marrë në pyetje për çështjen e sterilizimit.
“Isha për informacion që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave që ky koncension ka qenë në diskutim” tha ajo shkurtimisht para gazetarëve.
Ajo mbërriti në SPAK rreth orës 10:45 dhe doli nga ambientet e Prokurorisë rreth orës 13:05.
Deputetja e PS-së ka mbajtur postin e Ministres së Financave nga 17 janari 2019 deri me 18 shtator 2021.
Koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.