Ish-ministri Ahmetaj në sitën e SPAK, avokati Redon Meksi: Kontrolli i banesave është show

Avokati i njohur Redon Meksi, i shikon si show kontrollet e kryera nga SPAK-u në banesën e ish-gruas dhe bashkëjetueses së ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

”Kontrolli i banesave është show. Se nëse do të kapësh një peshk të madh si Ahmetaj, apo njerëzit që janë marrë me korrupsionin e lartë nuk do i mbanin paratë poshtë krevatit, nuk besoj se do ishte e tillë si Ahmetaj dhe të tjerë.

Janë sulmuar shumica ish-anëtarë të PS, ish-aleatë, se kanë qenë të LSI. Si Lefter Koka dhe Alqi Bllako, nuk kanë qenë të PS, ndonëse ishin kohët e fundit kanë qenë të LSI më parë. T’ia ngecim pak armikut.

Akuzat që janë bërë janë shpërdorim detyre gjithmonë, që nuk prek paratë. Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre dhe nuk iu prek asnjë cent. Nëse do ishte dënuar për korrupsion apo organizatë kriminale do i ishte kontrolluar çdo e ardhur”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP