Ish-ministri Arben Malaj: Po marrin patronazhist për të firmosur afera korruptive
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “nivelet e larta politike ushtrojnë presion te punonjësit duke i hequr bukën e gojës, dhe pastaj marrin patronazhistë që firmosin gjithçka”.
“Unë kam ngritur që në fillim shqetësimin se kemi korrupsion horizontal, kemi kapje të shtetit kur bashkohet krimi me pushtetin, kur kriminelët bëjnë politikë dhe politikanët bëjnë biznes.
Edhe raporti i fundit i Transparency International flet për përkeqësim të nivelit të korrupsionit. Edhe ata që thonë se “duhet pak korrupsion se nuk ecën ekonomia, se janë trembur njerëzit nëpër ministri dhe nuk firmosin për tendera”, unë u them se nuk firmosin pasi ajo që u kërkohet është antiligjore”, tha Malaj.
Sipas tij, “vetëm kur zyrtari ia jep me shkrim urdhrin për firmë, nëpunësi është i detyruar ta zbatojë, qoftë edhe i paligjshëm, por duhet ta raportojë te ministri i Financave”.
KOHA JONË SONDAZH

