Ish-ministri Bello: Shkrirja e Ministrisë së Integrimit me atë të Jashtme ishte e gabuar

Ish-ministri i Integrimit Marko Bello i ftuar në emisionin “Arena”, në RTV Ora tha se bashkimi i Ministrisë së Integrimit me atë të Jashtme ishte i gabuar dhe i parakohshëm.

Hila: A mendoni se shkrirja e dy ministrive ka penalizuar procesin e Integrimit?

Bello: Shqipëria e kishte të nevojshme ekzistencën e Ministrisë së Integrimit, sepse është një ministri që është koordinuese. Me një zv.kryeministër, ministër të ishte i fuqishëm që t’i mblidhte ministrat për çështje të reformave që duhen ndarë sepse në fund të fundit ministria koordinon. Bashkimi i saj me Ministrinë e Jashtme ishte i gabuar, i parakohshëm. Të paktën të kishte filluar edhe procesi i negocimit.

SHKARKO APP