Ish-ministri Demiraj: Provokimet serbe morën përgjigjen e merituar, duhet bashkim

Pas ndalimit të Marko Gjuriq, zyrtarit të lartë serb në Mitrovicë, në Tiranë ka reaguar një ushtarak i lartë dhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Dritan Demiraj: 

“Përshëndes koleget e Forcave Speciale të policisë së Kosovës ROSU dhe lidershipin politik për ndalimin, sipas ligjit të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të zyrtarit të lartë serb që hyri pa lejen e autoriteteve vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Provokimi i zyrtarëve serbë në Kosovë ka marrë përgjigjen e merituar dhe është mesazh për cilindo që prek pavarësinë territoriale të Kosovës, për të cilën gjenerata shqiptarësh kanë luftuar me pushkë e penë, për të qenë zot në shtëpinë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia nuk e ka as edhe një shans të kthehet me sërish në Kosovë. Kosova tashmë si shtet me të gjitha njohjet e saj duhet të ketë ushtrinë e saj sigurisht me buxhet më të madh, në mënyrë që të bëhet pjesë e NATO-s sa më shpejtë.

Te dashur vellezer!

Ka ardhur koha që shqiptarët në tërësi dhe ata të Shqipërisë dhe Kosovës në veçanti t’i kthehen çështjes kombëtare, si çështja më prioritare për ardhmërinë e tyre.

Edhe pse provokime të tilla nuk janë veçse tentativa për të parë se si do të reagojnë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë (por dhe forcat e tyre të sigurisë) e Kombi Shqiptar në tërësi, nuk mendoj se është momenti për humbjen e vëmendjes nga ajo që është shumë e rëndësishme ne Kosove: 
Uniteti politik dhe stabilizimi i vendit si përgjigja më e mirë ndaj provokimeve të tilla antishqiptare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?