Ish-ministri Dervishaj tek Krimet e Rënda (FOTO)
Ish-ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me abuzimet me ndërtimin e rrugës “Tiranë-Elbasan”. Ish-ministri është paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 13:00 dhe ka dalë prej saj rreth orës 17:00.
Dje tek Krimet e Rënda u paraqit edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. ”Më pyetën për përgjegjësit e mia si drejtues politik. Dëshmova për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur kam qenë në një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Jam thirrur si person për të dëshmuar në projektin e Rrugës Tiran-Elbasan”,-u shpreh Haxhinasto.
Prokuroria ka dyshime se të tre ish-zyrtarët kanë ndryshuar në 12 pika kontratën bazë të vitit 2012 për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, që megjithë fondet dhe shtesat e borxheve investimet nuk janë mbyllur ende.

Ish-ministri Derivshaj duke dale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda (FOTO LSA)

KOHA JONË SONDAZH

