Ish-ministri Dervishaj thirret nga Krimet e Rënda

Ish-ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj thirret për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me abuzimet me ndërtimin e rrugës “Tiranë-Elbasan”. Ish-ministri pritet të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 13:00.

Dje tek Krimet e Rënda u paraqit edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. ”Më pyetën për përgjegjësit e mia si drejtues politik. Dëshmova për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur kam qenë në një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Jam thirrur si person për të dëshmuar në projektin e Rrugës Tiran-Elbasan”,-u shpreh Haxhinasto.

Prokuroria ka dyshime se të tre ish-zyrtarët kanë ndryshuar në 12 pika kontratën bazë të vitit 2012 për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, që megjithë fondet dhe shtesat e borxheve investimet nuk janë mbyllur ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?