Ish-ministri dhe ish-deputeti i PS: Rama ka marrë modelin e Erdogan, Enverizmi është gjallë…

Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist Marko Bello tha në studion e Syri.net se Enver Hoxha nuk është gjallë, por enverizmi është gjallë. Bello iu referua asaj që ka ndodhur në Partinë Socialiste, ku Edi Rama vendos për gjithçka pa u konsultuar me askënd.

“Atë që bën sot Rama nuk e ka bërë as Enver Hoxha, kam parasysh filozofinë. Enverizmi është gjallë, madje Rama sillet edhe më keq se Enveri. Fyen një popull duke e krahasuar me organet gjenitale dhe kjo nuk është e pafalshme. Po përdor reprezaljet ndaj popullit, është e paimagjinueshme që në 2018 një Kryeministër të marrë modelin e Erdogan, por Turqia është diçka tjetër. Rama po synon mos ketë opozitë, mos ketë media të lira, porpo shkon drejt një përplasjeje, pasi populli është zgjuar”, tha Bello.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?