Ish-ministri Fatmir Mediu: Gërdecin e bëri ose Shërbimi Inteligjent Maqedonas, ose Putini

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka thyer heshtjen duke folur për dosjen ”Gërdeci”, ku i ftuar në ”Top News”, tha se ka pasur një sabotazh. Po ashtu ai ka thënë se Gërdecin e ka bërë ose Shërbimi Inteligjent Maqedonas, ose presidenti rus, Vladimir Putin.

”Ne nuk jetonim në një pranverë anëtarësimi në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë pa dyshim që kishte kundërshtarët e vetë, qoftë fqinj, qoftë interesa që nga pikëpamja gjeopolitike, nuk janë për zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Këtë e ka bërë të qartë Putini në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që ka thënë që Ballkani është backyard i Rusisë dhe ne nuk lejojmë zgjerimin. Ne kemi pasur një paralajmërim kur unë kam qenë në Bruksel së bashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që ne duhet të kishim vëmedje për ngjarje të jashtëzakonshme që mund të ndodhnin para marrjes së ftesës për anëtarësim.

Drejtori i SHISH ka sjellë disa fakte, të cilat nuk e devijojnë hetimin, por nga pikëpamja e një shteti serioz patjetër që duhet analizuar, jo nga gjykata por nga strukturat e sigurisë që marrin gjithë informacionin e inteligjencës për të dalë në një përfundim.

Këto info nuk u analizuan asnjëherë. Unë i kërkoj dhe më thonë që i kemi konfidenciale. Dhe po e them konkretisht për kreun e Shërbimeve Inteligjente maqedonase, që është ai që ka krijuar atë situatë në Kumanovë, që ka pas dorë në këtë proces, atëherë le ta analizojmë, nëse ka pasur ndërhyrje apo jo. Nuk i kam thënë unë keto, janë pjesë e dokumentacioneve që janë në Këshillin e Sigurimit”, tha Mediu

SHKARKO APP