Ish-ministri Hoxhaj: Rama mbajti një fjalim të fuqishëm në Këshillin e Europës

Shqipëria kërkoi në Këshillin e Europës rishikimin e Rezolutës 17 82 të miratuar në vitin 2011 për raportin e Dick Marty dhe që të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama kërkoi në Strasburg që akuzat e raportit të Marty-t të konsiderohen të paargumentuara, të pabazuara në prova e fakte, por te fabrikuara ne Kremlin.

Ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se fjala e Ramës ishte një përfaqësim dinjitoz i shtetit shqiptar. Politikisht ishte një fjalim i fuqishëm, moralisht i lartë që i shkon KiE-së, por edhe një teme që është shumë e ndjeshme për Kosovën.

”Unë kam qenë ministër kur ka dalë raporti i Dick Marty. Rama ka thënë sot një të vërtetë të madhe rreth origjinës sesi është iniciuar një raport i tillë. Mbi të gjitha, ai raport ka pasur qëllime gjeopolitike, që të goditet lufta e shenjtë për liri, që të goditet shteti i ri, e ardhmja europiane. Nga Prishtina më thanë se i jemi mirënjohës kryeministrit Rama dhe gëzon respektin e qytetarëve të Kosovës dhe timin si deputet i Kuvendit”.

SHKARKO APP