Ish-ministri i Bujqësisë: Blegtoria në kurth!

Nga Edmond Panariti, ish-minstër i Bujqësisë

Blegtoria në kurth!
Zinxhiri i qumështit që çliron fqinjët por që po na prangos prodhimin vendas!
Rritja e përpunimit të qumështit te ne, nuk është rritje prodhimit vendas.
Thjesht rritje e importit të qumështit nga jashtë !
E nxitur kjo edhe nga rritja e çmimeve të kushtëzuara nga kriza e luftës në Ukrainë.
Sepse qumështi ynë mbetet i pa subvencionuar dhe qëndron jashtë këtij zinxhiri vlerash.
Zinxhir cili në vend që të ndihmojë blegtorët dhe barinjtë tanë, u ofron mundësi dhe treg blegtorisë së fqinjëve të cilët u shesin qumësht fabrikave tona.
Zinxhir që çliron fqinjët dhe prangos prodhimin vendas.
Zinxhir që po u farkëtua, do të kërkojë shumë mund dhe sakrifica për ta shpërbërë dhe rindërtuar në favor tonin.
Shqipëria një vend i historisë dhe traditës në blegtori, rrezikon në këtë mënyrë të shndërrohet një stacion fundor i shkarkimit të mbetjeve prodhuese plus nga rajoni dhe më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?