Ish-ministri i Drejtësisë: Më habit konkluzioni i disa juristëve se betimi është kot, një akt formal

Nga Ylli Manjani

Më habit shumë konkluzioni i disa juristëve se “betimi është një akt formal”, medemek është kot.

Që në leksionet e para të vitit të parë në Juridik, studentëve u mësohet se ligji në vetvete është forma që rregullon marrëdhëniet midis njerëzve në shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji përcakton formën dhe mënyrën e sjelljes, pra sigurisht që nuk është sjellja vetë. Mossjellja sipas asaj që përcakton ligji njerëzia deri më sot kanë rënë dakort ta quajnë të paligjshme!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kjo pikpamje edhe akti i emërimit të ministrave, kryeministrave, zyrtarëve (që në substancë mund të të bëjnë gjëmën), ashtu sikurse edhe çertifikata e pronësisë apo leja e legalizimit e kërkesa të tjera të ligjeve të shkruara janë formë, njësoj si kërkesa për t’u betuar para Presidentit. Ligji, pra forma, nuk thotë që betimi i zyrtarëve publikë na u bëka te Noteri!

Sepse gjithashtu në vitin e parë juridik mësohet ndarja e të drejtës në publike dhe private. E noteri është institucion i të drejtës private. Aty garantohen marrëdhëniet juridiko-civile ndërmjet njerëzve dhe jo solemniteti i zyrtarëve publik. Ky i fundit është pjesë e të drejtës publike sepse bazohet në interesin e publikut për të patur zyrtarë të angazhuar e të përkushtuar para tij (publikut pra).

Ligji në çdo rast është formë.

Atëherë sipas konkluzionit të mësipërm që “forma na qenka kot” i bie që ligjet të gjitha janë kot?!

Hajde llogjikë, hajde!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?