Ish-Ministri i Jashtëm: Rama gatoi me Vuçiç ndryshimin e kufijve dhe u fsheh pas Thaçit
Ish-Ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk e sheh debatin Rama-Meta për çështjen e Ministrit të Jashtëm si çështje kushtetuese dhe as të lidhur me emrin e Gent Cakaj.
I ftuar në Ora News, Islami thotë fjalë për cënimin e integritetit të Kosovës.
Islami: Çështja nuk është çështje kushtetuese dhe as çështje e Gent Cakaj. Është shumë i vogël për të krijuar një situatë të tillë, është ose gjethja e fikut ose maska që ka dashur të vërë Edi Rama. Problemi është më i thellë se kaq, bëhet fjalë për cënimin e integritetit të Kosovës. Rama së bashku me Vuçiç janë ideatorë të një marrëveshje. Rama është fshehur pasi ka gatuar këtë marrëveshje dhe ka nxjerrë Thaçin të marrë ai përgjegjësitë. Kjo marrëveshje ka turbulluar jo vetëm politikën shqiptare por edhe në Kosovë. Edhe Europa që është marrë me pavarësinë e Kosovës ka qenë kundër prekjes së kufijve.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2003837513025532/
Islami, deklaroi se qeverisja Rama ka dështuar për shkak të vrasjes së parimit të meritës.
Islami duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, thotë se Rama pasi vrau PS-në, po vret dhe Rilindjen.
Kastriot Islami: Kjo qeverisje ka dështuar se ka vrarë parimin e meritës. Rama kur erdhi fillimisht duke kërkuar të zaptonte PS e vrau PS me Rilindjen. Të gjithë këta që hiqen sot kishin vetëm një gjë të përbashkët, ishin klientelë e Rilindjes. Këta para 5 vjetësh kanë vrarë Partinë Socialiste. Kurse sot dalin 7 emra të rinj, po vritet dhe Rilindja dhe po kalohet nga vrasja e parimit të meritës, mediokriteti në anonimitet.
Sipas tij, Presidenti po mundohet brenda mundësive të kufizuara të frenojë sadopak marrëzinë e Ramës.
Kastriot Islami: Politikisht qëndrimi më i saktë ndaj gjithë kësaj që po bën Rama është qëndrimin i opozitës, duhet shkuar në protesta.Presidenti po mundohet brenda mundësive shumë të kufizuara që krijon pozita të frenojë sadopak një marrëzi, apo një zullum që po trashet në nivele të paimagjinueshme. Në çdo vend të botës kur bëhen ndryshime të tilla bëhet një analizë, pse? Duke dashur të vërë në kontroll sistemin e drejtësisë, Rama ka vrarë dhe Gjykatën Kushtetuese. Sot jemi para një krize, në gropën që ka hapur vetë, ka rënë brenda.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2003837513025532/
KOHA JONË SONDAZH

