Ish-ministri i PD sqaron: Si do të veprojë paketa Antimafia në politikë

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Bardhi ka shpjeguar se si do të veprojë paketa Antimafia që u prezantua ditën e sotme nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të departamenteve në PD.

‘Platforma është pjesë e alternativës që ne ofrojmë për situatën ku ndodhet vendi.

Gjatë këtyre 5 viteve ne kemi parë shpenzime të mëdha në procedura koncesioni të ofruar nga biznesi privat dhe qeveria zbraz pushtetin për të kënaqur ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm për 11 procedura të tilla, që kanë dështuar plotësisht, oligarkët marrin 2.2 miliard euro pa ofruar asnjë shërbim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto para nuk shkojnë për detyrimet e qeverisë ndaj  qytetarëve por tek këta 11 individë që kanë shtënë në dorë gjithë buxhetin.

Paratë dhe taksat e shqiptarëve duhet tu shkojnë qytetarëve dhe jo tek klientët e qeverisë dhe Edi Ramës.

Këta oligarkë duhet të kenë të qartë se ne do të verifikojmë të gjitha kontratat abuzive dhe klienteliste dhe më pas do të aplikojmë mekanizmin Antimafia për pasuritë që vihen nga aktiviteti kriminal.

Ky nuk është ligj që bëhet për çfarë ndodh sot, por janë rregulla që do të veprojnë edhe kur të ndërrohet pushteti politik.

Çdo zyrtar sot edhe nesër, duhet të ketë në konsideratë, se do të përgjigjet ai dhe jo institucioni për çdo procedurë korruptive dhe klienteliste.

Ne kemi shprehur vullnetin e plotë për miratimin e kësaj iniciative, që do veprojnë nesër por pa harruar për atë çfarë ka ndodhur deri sot.

Ligji Antimafia ka efekt prapaveprues, edhe për pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme deri sot.

Edi Rama, modelin e shpërdorimit të taksave, e ka model qeverisës.

Ne kemi përgatitur një paketë të plotë masash që i kemi paraqitur opinionit publik dhe nuk po bëjmë propagandë.

Ky nuk është vetsakrifikim, por një koncept i ri i përdorimit të funksionit publik.

Qytetarët janë viktimat e këtij abuzimi.

Ne paguajmë taksa dhe tatime për të cilat nuk marrim asnjë shërbim.

Kemi parë UKT që blen makina luksoze për drejtuesit e vet dhe nuk u shërben qytetarëve ndërkohë që fatura e ujit është rritur me 200 % nga taksat e futura aty’, u shpreh Gazmend Bardhi në studion e SYRI.net.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?