Ish-ministri i PS-së ka një mesazh për ata që besojnë te Palmer

Ish-ministër dhe ish-deputet në PS, Elmaz Sherifi, përmes një komenti në rrjet, i është drejtuar të gjithë atyre që besojnë dhe janë entuziasmuar nga deklaratat e Matthew Palmer, zv.Ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit.

“Palmer urdhëroi shkoni në zgjedhje dhe pastaj ankohuni në Gjykaten Kushtetutese !

A e kuptoni miqte e mi Palmerë ? Edhe ai nuk është dakort që konfliktin Institucional për dekretin e presidentit e zgjidhi KQZ me Kolegjin Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

As Gjykata Administrative si pretendonin disa konstitucionalistë, por vetëm Gjykata Kushtetutese. Nëse është si arsyeton Palmer, pse duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore, nëse legjitimitetin e tyre do e vendoska Gjykata Kushtetutese ? Këtu Palmer lajthiti dhe e katranosi me presionin që ushtroi mbi Institucionet e shtetit. Koha e afërt do të provojë këtë që sapo shpreha!”, shkruan Sherifi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i Elmaz Sherifi

”Për ata që besojnë Palmer” !

Janë shumë shqiptarë që besojnë Palmer. Kush ka kurajo tu thotë pse e besoni ? Është e drejtë e tyre, liria personale e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Dikush mund të më pyes, me shumë të drejtë, po ju perse nuk besoni ?

Sepse une kam besim vetëm te parimet e demokracisë së SHBA të pasqyruara në Kushtetutën e saj, e cila është kushtetuta e parë në botë që sistemin politik demokratik e ndërtoi mbi parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Sipas filozofisë të së drejtës të Monteskje.

Palmer urdhëroi shkoni në zgjedhje dhe pastaj ankohuni në Gjykaten Kushtetutese !

A e kuptoni miqte e mi Palmerë ? Edhe ai nuk është dakort që konfliktin Institucional për dekretin e presidentit e zgjidhi KQZ me Kolegjin Zgjedhor.

As Gjykata Administrative si pretendonin disa konstitucionalistë, por vetëm Gjykata Kushtetutese. Nëse është si arsyeton Palmer, pse duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore, nëse legjitimitetin e tyre do e vendoska Gjykata Kushtetutese ? Këtu Palmer lajthiti dhe e katranosi me presionin që ushtroi mbi Institucionet e shtetit. Koha e afërt do të provojë këtë që sapo shpreha!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?