Ish-ministri i Shëndetësisë: Në Shqipëri ka raste të zbuluara, por kemi shumë më tepër raste

Për ish-ministrin e Shëndetësisë Leonard Solis, ngjashëm me Italinë do t’i vijë radha edhe Francës.

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në TV Ora, Solis tha se OBSH-ja shpalli pandeminë duke i lënë qeverive vend për të marrë masa drastike.

Ai shtoi se në Shqipëri ka një numër rastesh që janë zbuluar, por sipas tij, ka edhe më shumë raste.

Leonard Solis: Siç është Itali tani do t’i vijë radha e Francës, se është i njëjti trend. Është një virus që i gjen të gjithë të papërgatitur. Kjo ndikon te mortaliteti dhe jo te pjesa epidiomologjike. Ata njerëz kanë sëmundje shoqëruese. Mortaliteti në Itali është më i lartë. Edhe SARS e kishte 10%, ndërsa për moshat e reja 1%. Kemi kaluar në 120 shtete. OBSH tashmë shpalli me shumë kujdes pandeminë, duke i lënë qeverive që të marrin masa shumë më drastike duke përfshirë edhe ushtrinë. Në Shqipëri kemi këtë numër që kemi, këto janë të zbuluara, por natyrisht kemi shumë më tepër raste.  

SHKARKO APP