Ish-ministri i Shëndetësisë: Studentët të vaksinohen që të mos rrezikojnë vitin akademik. Një i infektuar me variantin Delta mund të infektojë deri në 9 persona
Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja, në News24, tregoi situatën aktuale epidemiologjike në vend. Sipas mjekut, situata është e qëndrueshme, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muaj i vaksinimit të hapur dhe të injektohen me dozat e gjendura, pasi sipas tij mbrohet jeta me 100%.
Ai tha se të gjitha variantet që ndodhen në Shqipëri janë efikase ndaj varianteve Delta.
Mjeku ftoi studentët që të vaksinohen, duke theksuar se në këtë mënyrë nuk rrezikojë vitin akademik. Koja nënvizoi se imunizimi i tufës ende nuk është arritur dhe uljen e rasteve ia atribuoi vaksinimit masiv në vend që ka nisur prej disa muajsh.
“Po mund të themi që kur filloi vaksinimi masiv pati relaksim të rasteve dhe situatës. Natyrisht që vaksinimi masiv pati impakt të menjëhershëm. Disa ia atribuojmë imunitetit të tufës, por jemi larg saj. Vaksinimi e ndërpreu zinxhirin e infektimeve. Në korrik kishim 1 rast në hostspitalizim. Për shkak të lëvizjes së njerëzve, numrit të turisteve, rritjes në rasteve të shumë vendeve të botës, sigurisht që Shqipëria s’do të bëj përjashtim nga pushtimi i varantit Delta, që është shumë infektues. Nëse një pacient i infektuar me COVID-19, infektonte 2 persona të tjerë, me Deltën infekton deri në 9 persona të tjerë. Është një variant i rrezikshëm. Padyshim që të sëmurët kronikë dhe moshat e treta janë më të rriskuarit“,- tha Gjergj Koja.
KOHA JONË SONDAZH

