Ish ministri Ksera sot para gjykatës, pritet vlerësimi i masës së sigurisë

Ish ministri i punës dhe cështjeve sociale Spiro Ksera pritet të dalë sot në orën 13:00 para gjykatës për tu përballur me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.

Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klineti e tij nuk është marrë marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.

SHKARKO APP