Ish-ministri Mediu: Nuk gjykohem për Gërdecin, por për shpërdorim detyre

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si të stërzgjatur dhe me motive politike. Në një konferencë për mediat, Mediu deklaroi se akuzat që po shqyrtohen në gjykatë nuk lidhen drejtpërdrejt me tragjedinë e Gërdec, por me pretendime për shpërdorim detyre.

Sipas tij, çështja është përdorur për qëllime politike dhe, siç u shpreh, është ngritur mbi një narrativë që shfrytëzon dhimbjen e familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik të vitit 2008.

“Por procesi ndaj meje nuk ka të bëjë me asnjë veprim apo vendim që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Fatkeqësisht, procesi ndaj meje është vetëm një sajesë politike që luan me dhimbjen e familjarëve të viktimave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 18 vite persekutim pa fund, janë zhvilluar mbi 10 procese dhe vendime prokurorie ndaj meje. Në asnjë prej tyre nuk është gjetur asnjë shkelje ligji apo vendimi qeverie nga Ministri i Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes është autoritet civil”, është shprehur Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, avokatët e tij kanë ngritur edhe shqetësime lidhur me mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor. Sipas mbrojtjes, çështja konsiderohet e cenueshme për shkak të përbërjes së trupit gjykues. Ata theksojnë se gjyqtarja që ka shqyrtuar fazën paraprake të dosjes është caktuar më pas edhe në gjykimin e themelit, pavarësisht kërkesës së paraqitur për përjashtimin e saj.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?