Ish-ministri Panariti jep alarmin: Kriza pandemike po e gjunjëzon blegtorinë, të shpëtohet tani

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti jep alarmin se kriza pandemike, po e gjunjëzon blegtorinë, ndaj ai I kërkon qeverisë shqiptare që rë veprojë me urgjencë për të shpëtuar blegtorinë tone.

“Të mbështeten me para në dorë për krerë bagëti barinjtë dhe blegtorët, për të ndalur rrokullisjen dhe rrënimin e tyre nga pandemia !

Kriza pandemike, po e gjunjëzon blegtorinë! Paraliza e tregjeve të gjësë të gjallë, mbyllja e pikave të therjeve dhe përpunimit është katastrofë për barinjtë dhe blegtoret.

Lindjet (pjelljet) e reja sapo kanë përfunduar! Përllogariten në shkallë vendi këtë vit të shtohen tufat me rreth 2.4 milion qingja dhe keca vetëm për therje. Duke përllogaritur peshën e gjallë për mish nga 10 – 15 kg për kokë, vlera ekonomike shkon në 190 milion euro.. Vlerë e cila rrezikohet të shkojë dëm nga paraliza e tregjeve dhe shitjeve.

Dy masa mund ta parandalojnë këtë dëm të madh në këtë kohë krize.

1.Qeveria të ndalojë importet e qingjave dhe bagëtive nga vënde që i subvencionojnë fort në mbarështim ato si Serbia dhe Rumania etj, për ti dhënë frymë tufave tona.

  1. Pagesa për krerë të paktën me 15 mijë lekë të vjetra, për ti lehtësuar sadopak kostot e bazës ushqimore dhe të transportit.

Veproni tani, shpëtoni blegtorinë tone”, thekson në rrjetet sociale, ish-ministri Panariti.

SHKARKO APP