Ish-ministri: Politika të qëndrojë larg RENEA-s

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj shprehet se operacioni i Renea-s në fshatin Bularat, ku u ekzekutua shtetasi grek, Kostandinos Kacifa ishte profesional dhe i planifikuar siç duhet. Demiraj sqaron se ata që duan të bëjnë politikë në kurriz të sigurisë fizike të personelit RENEA, bëjnë një gabim të madh. “Sigurisht që humbja e jetës së një shtetasi nuk përbën një lajm të mirë por në kushte të tilla është domosdoshmëri”, përfundon Demiraj.

Reagimi i plotë:

“Nuk ka asnje pike dyshimi qe operacioni i nderhyrjes se RENEAs ka qene profesional, i planifikuar sic duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave te vendit, kohes dhe forces se kunderveprimit nga krimineli Kacifas (pasi dihet personat qe qellojne kunder policise konsiderohen te tille).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne te gjitha procedurat operacionale te njesive speciale ne bote, asgjesimi i kriminelit qe rrezikon jeten e pjesetareve te njesise eshte i mbeshtetur ne ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata qe duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojne djemte e shkelqyer te Forcave Speciale.

Sigurisht qe humbja e jetes se nje shtetasi nuk perben nje lajm te mire, por ne kushte te tilla eshte domosdoshmeri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?