Ish-ministri socialist dërgohet urgjent me helikopter drejt Tiranës

Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga mësohet se ditën e sotme ka pësuar një hemoragji cerebrale kohës që ndodhej në Maqedoni.

Sipas informacioneve, ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.

Sipas AlpeNews.al, ka qenë kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin ish-ministri i Mbrojtjes ndodhet në ambjentet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luan Hajdaraga është lektor në një universitet në Maqedoni, ku mësohet se kjo ka qenë edhe arsyeja pse ish-ministri socialist ndodhej në Maqedoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?