Ish-ministri teknik: Ja kush e tjetërsoi vullnetin e popullit. PD dhe Lulzim Basha bënë një fushatë europiane dhe të ndershme

Ish-ministri teknik Arben Beqiri ka publikuar një video për të treguar se kush ishin autorët sipas tij të vjedhjes së zgjedhjeve dhe masakrës zgjedhore.

Ai shkruan se ne nuk e kemi humbur luftën për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që meriton dhe atë do ta fitojmë për atdheun tonë, për qytetarët që aspirojnë demokraci dhe mirëqenie dhe i vetmi aleat janë dhe do jenë shqiptarët.

POSTIMI I PLOTË
Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute dhe regjimet zor se përmbysen me votë!!!
Kjo betejë e vjedhur me hile e dredhi vetëm sa e bën edhe më të qartë para çdo socialisti të thjeshte misionin shkatërrues dhe antikombëtar të Ramës dhe rilindjes së tij!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne nuk e kemi humbur luftën për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që meriton!
Atë do ta fitojmë për atdheun tonë, për qytetarët që aspirojnë demokraci dhe mirëqenie dhe i vetmi aleat janë dhe do jenë shqiptarët.
PD dhe Lulzim Basha bënë një fushatë europiane, të ndershme e transparente, frymëzuese dhe të bazuar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkundër kësaj duket se presioni dhe paraja, Doshët dhe numëruesit me stilolaps në dorë, Murrizët dhe soji e sorollopi i tyre të shtrirë nga jugu në veri, moslejimi i emigrantëve për të votuar e të tjera si këto tjetërsuan vullnetin e popullit.

Nëse ne nuk arritëm të ndalnim këtë krim elektoral, të gjithë shqiptarët që e duan vendin, të djathtë e të majtë shumë shpejt do bashkohen për ta mposhtur këtë të keqe që të ngjashme ka veç diktaturën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?