Ish-ministri Tritan Shehu: 12 mijë vdekje shtesë për Shqipërinë, qytetarët shpenzuan 150 milionë euro nga xhepi

Kandidati fitues i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, deklaron se keqmenaxhimi i epidemisë dhe korrupsioni u kushton shqiptarëve 12 mijë humbje jete dhe qindra milionë euro nga xhepi.

“Jemi nga vendet me vdekje shtesë ndër më të lartat në botë”, shprehet ai.

Mes problematikave të përmendura nga Shehu janë edhe vaksinat që u ofrohen sot shqiptarëve, që sipas tij janë “të pa certifikuara dhe në sasi shumë në mesataren europiane”.

Komenti i Shehut

Keq menaxhimi i epidemise dhe korupsioni me ate i kushton deri me sot shqiptareve mbi 12 mije humbje jete, shendet dhe qindra miliona Euro nga xhepi!

Nje pergjigje per “trumpetat” e suksesit te Qeverise!

1-Humbjet e jeteve:

–Vdekjet shtese ne periudhen shkurt 2020-prill 2021 jane mbi 12 mije per Shqiperine.

Jemi nga vendet me vdekje shtese nder me te lartat ne bote. Kjo ka ndodhur kur realisht ne periudhat e “mbylljeve” kishte nje ulje te ndjeshme te aksidenteve, qe zene vendin e trete te vdekjeve, traumave ne pune etj. Pra keto i dedikohen Covid.

2-Pasojat shendetesore mbas Covid:

–Jemi nder vendet e vetme ne Europe ku askush nuk e di sa e si jane pasojat shendetesore te qytetareve mbas Covid.

–Po keshtu jemi nder vendet e pakta qe nuk ka asnje klinike apo strukture shendetesore polivalente, qofte dhe ambulatore, per te trajtuar keto pasoja, te shpeshta e serioze, rimbursuar qytetaret e ekonomime, etj.

3-Humbjet financiare te qytetareve:

–Kakulohen minimalisht reth 150 Milion Euro shpenzimet nga xhepi te qytetareve per mjekimin ambulator, per pagesat e larta ne spitalet private, apo per te siguruar medikamente te vecanta per perdorim ne spitalet publike.

–Ne nje kohe qe shpenzimet nga xhepi i qytetareve te mjekuar ambulatorisht llogaritan mezatarisht 1500 E per rast, nuk pati asnje rimbursim te tyre nga shtetit.

–Qellimisht u mbajten te mbyllura spitalet periferike duke i devijuar pacientet drejt strukturave private me cmime stratosferike, pa asnje rimbursim, kontroll apo “tavan” nga shteti, te domosdoshme keto vecanerisht ne kushtet e pandemise.

–Qellimisht nuk u lejua importi legal nepermjet vendosjes ne listen e barnave te shume antiviraleve, qe perdoren ne bote, per tu futur kontrabande ne Shqiperi me fitime te larta per keq beresit e shtetaret e kompromentuar.

–Qellimisht nuk u liberalizua tregu i testeve Covid, te shpejta apo PCR, vetem per te krijuar monopole me perfitime te medha, ndersa qytetaret paguanin e paguajne shume shtrejt.

4-Edhe vaksinat, qe u ofrohen sot shqiptareve jane shumica te pasigurta, te pa certifikuara dhe ne sasi shume nen mezataren europiane.

Mund te renditesh pafundesisht te tilla argumenta, qe vecse flasin per keq menaxhimin me pasoja shume te renda te kesaj epidemie ne vazhdim, nga Rama&Co.

SHKARKO APP