Ish-ministri Ylli Manjani: Rama shpalosi në Kongres planin e tij për përjetësi në pushtet

Juristi dhe ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se kryeministri Edi Rama shpalosi në Kongresin e PS planin e tij për të qenë i përjetshëm në pushtet. Komentet Manjani i bëri në emisionin ”Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët sot ftohen të mendojnë se ka vetëm dy modele politike, ai i Enver Hoxhës dhe ai i Edi Ramës.

“Edi Rama nuk ka nevojë të japë llogari, se është budallallëk të japësh llogari kur i ke të gjitha në tavolinë. Nuk është model politik që imponon demokraci. Sepse nga kjo lloj sjellje politike ndikohet, Presidenti, Parlamenti, Gjykatat dhe të gjithë institucionet në vend.

Duhet ndarë mendja për ata që bëjnë oponencë. Në këtë Kongres Rama ka folur shumë sinqeritet, ka shpalosur planin e tij për përjetësi në pushtet. Ai me shumë burrni pranoi që pse të mos rri edhe 100 vite, çfarë problemi ka. Shqiptarët sot ftohen të mendojnë se kanë vetëm modelin e Enver Hoxhes dhe Edi Ramës. Ai këtë shpalos.

Edhe në kohën e Enverit bëheshin zgjedhje, por ai nuk lëvizte nga pushteti. Edi Rama nuk është hajdut, është sundimtar. I përjetshme nuk vjedh, ça të vjedhë ai pushtetin e vetë. I ka të gjitha në dorë çfarë të vjedhë. Vjedhin gjithë të tjerët, por jo ai. Ai është sundimtar dhe paranë e ka mjet pune e jo qëllim”, tha Manjani.

SHKARKO APP