Ish-ministrja e PS-së prezanton kandidatin, Malotaj s’ia ”vë veshin”. Nikolla: Çohu në këmbë (VIDEO)

Fushata elektorale ka shumë materiale. Drejtuesja e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla ka pasur një moment të sikletshëm.

Gjatë prezantimit të kandidatëve, ajo gjithë siklet i ka kujtuar një prej tyre që të çohej në këmbë teksa ajo e prezantonte para të gjithëve.

”Po ta shikosh e ka fizionominë e një malësori. Është jurist dhe kam nderin ta kem në skuadër dhe ai është Gentian Malotaj. *përpërit nën zë: Çohu në këmbë! *qesh* Vijojmë me një vajzë tjetër,”-dëgjohet Nikolla.

SHKARKO APP