Ish-ministrja Harito: Nuk jam më pjesë e qeverisë se nuk donte Rama
Milena Harito është zgjedhur për herë të parë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë edhe postin Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike në vitin 2013.
Por, me zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ajo u emërua Koordinatore Kombëtare për Zonën Rajonale Ekonomike, duke u largua nga posti i ministres.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Harito shpjegoi se ky ishte një vendim i Kryeministrit Edi Rama.
“Nuk jam pjesë e qeverisë sepse ky është një vendim i Kryeministrit” – tha Harito.
Ajo u shpreh se është e kënaqur nga qeveria e ndërtuar, edhe pse nuk është më vetë pjesë e saj.
“Është një qeveri e konsoliduar, më e vogël e cila do të jetë më efikase”- u shpreh deputetja socialiste, Milena Harito.
KOHA JONË SONDAZH

