Ish-ministrja Kushi për vizitën e Erdogan: Një lajm i mirë hapja e Universitetit teknik të Stambollit
Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se vizita e presidentit turk Erdogan në Tiranë tregoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur që Turqia i jep Shqipërisë. Për të nuk duhet nënvlerësuar marrëveshja për sjelljen e Universitetit Teknik të Stambollit e cila sjell në vendin tonë një nga institucionet arsimore më në zë, që renditet shumë lart në rankimin botëror. ”Vlerësoj marrëveshjen për universitetin teknik që do të hapet në tiranë. Ky është një premtim i mbajtur nga Rama-Erdogan për ardhjen e këtij universitetit që është shumë i vlerësuar. Kemi disa marrëveshje të tjera të nënshkruara dhe dronët kamikazë të dhuruar dhe përurimi i xhamisë. Kjo është një vizitë që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë”, tha Kushi.