Ish-ministrja Spiropali mungoi në votimin për Ballukun, Rakipllari: Doli hapur që s’ishte dakord me PS

Gazetari Robert Rakipllari ka komentuar mungesën e Elisa Spiropali në votimin parlamentar që lidhej me çështjen e Belinda Ballukut ku SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, duke e interpretuar këtë si një shenjë mosdakordësie brenda PS-së. Sipas analizës së Rakipllarit, fakti që Spiropali nuk mori pjesë në votim tregoi publikisht se ajo nuk ishte në të njëjtën linjë me shumicën e socialistëve në raport me Ballukun. Ai theksoi se kjo mungesë u interpretua si një sinjal politik, pasi në situata të tilla deputetët e mazhorancës zakonisht votojnë në mënyrë të koordinuar me grupin parlamentar.

Por duket se Elisa Spiropali nuk e ka të gjatë udhen politike në PS. Interesante mbetet nëse ajo do të flas hapur apo do të rrijë në qoshe të grupit parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?