Ish­-mjeku i Kombëtares: Dossena qe më i mirë se De Biasi

 

Ish-­mjeku i ekipit kombëtar të futbollit për 22 vjet me radhë, Lluka Heqimi vlerëson trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi, por mbi të gjitha ai vleërson si trajnerin më të mirë në historinë e kësaj kombëtareje italianin tjetër, Giusseppe Dossena.

“Edhe pse ai ishte filozofi i ekipit kombëtar, Dossena u largua në mënyrë të turpshme pas një prapaskene të organizuar nga disa futbollistëe të kombëtares së asaj kohe dhe disa gazetarë sportivë”, tha profesor Heqimi, i ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Megjithatë, ai nuk pranon të përmendë emrat e futbollistëve të përfshirë në këtë puç.

Sipas Heqimit, që Kombëtarja e futbollit arriti të kualifikohet për në finalet e Evropianit, është meritë edhe e shumë e futbollistëve të tjerë të kësaj kombëtareje, që ndër dekada i dhanë asaj për të arritur deri këtu.

 

SHKARKO APP