Ish-polici u vra me armë gjahu

 

Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e ish-policit Dritan Lorenci. Ajo thotë se të shtunën rreth orës 20.30, është njoftuar se në vendin e quajtur rruga nacionale Shkodër – Lezhë fshati “Mabë“ Lezhë, është vrarë nga persona ende të paindentifikuar shtetasi Dritan Lorenci 45 vjeç, banues në ish SMT Lezhë, ish punonjës policie, pranë Komisariatit Policisë Lezhë “Seksioni qarkullimit rrugore“, gjatë kohës që ky shtetas ka qene duke udhëtuar nga Shkodra për në Lezhë me automjetin me targë AA 479 KJ me ngjyre blu të tipit Lançia.

Fillimisht ngjarja është raportuar nga kalimtare të rastit si aksident rrugor, pasi automjeti ka përfunduar një parcele are. Me shkuarjen e grupit hetimore në vend ngjarje, është konfirmuar se kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes me dashje, dhe dyshohet të jetë përdorur armë gjahu.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si rezultat i përfshirjes së viktimës, në ngjarjen e datës 14.10.2011, të ndodhur pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësore Lezhë, ku pas një konflikti për motive pronësie, ka gjetur vdekjen një shtetas si dhe janë plagosur pesë shtetas të tjerë, por po hetohet dhe në drejtime të tjera.

Për të bërë të mundur zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, janë ngritur disa pika kontrolli, si dhe janë shoqëruar 15 shtetas.

SHKARKO APP