Ish-presidenti Alfred Moisiu feston 94-vjetorin e lindjes

Këtë 1 dhjetor, ish-presiddenti Alfred Moisiu feston 94 vjetorin e lindjes. Moisiu shërbeu në detyrën e presidentit të Republikës, si një kandidaturë konsensuale nga viti 2002 deri në 2009.

Vitet e tij si president u shoqëruan me debate të forta politike dhe gjithkush nga analistët e politikanët në Shqipëri mendon se ka qenë presidenti më i fortë në historinë e tranzicionit shqiptar.

Arritja e marrëveshjes së partive politike për zgjedhjet lokale të 2003, do të mbahet mend gjatë në historinë politike shqiptare, kur për tre ditë me radhë deri në firmosjen e dokumentit Moisiu mbajti të ngujuar në zyrën e tij në Presidencë liderët e partive politike.

SHKARKO APP