Ish-presidenti grek Karolos Papulias, shuhet në moshën 92-vjeçare. Lidhja personale me popullin shqiptar

Ish-presidenti grek Karolos Papulias është ndarë sot nga jeta në moshën 92-vjeçare. Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Greqisë.

Përpos një lidhje personale me popullin shqiptar, ku siç ka deklaruar vetë se ka pirë qumësht nga një nënë shqiptare në vitet 1923 -1924, Papulias është politikani që kontribuoi i pari për shkrirjen e akujve mes të dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.

Si ministër i jashtëm i Greqisë, Papulias ishte nismëtar për rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe hapjen e pikave të para të pikëkalimit kufitar në vitin 1985. I lindur fare afër kufirit shqiptaro-grek, në Voshtinë, Papulias më mirë se kushdo tjetër njihte dhe promovonte trashëgiminë e mrekullueshme të marëdhënieve mes të dy vendeve.

SHKARKO APP