Ish-Presidenti: Kanë kriminalizuar çdo fije të jetës sonë, kupa është derdhur!
Ish-Presidenti Bujar Nishani shpreh shqetësimin e tij lidhur me situatën e fundit të krijuar në vend, sidomos pas denoncimit publik të oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili denoncoi dje publikisht se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xhensila Malokut.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Nishani shprehet se tashmë krimi me pushtet ka kriminalizuar çdo fije të jetës sonë.
Reagimi i plotë i ish-Presidentit Nishani
Kanë kriminalizuar çdo fije të jetës sonë.
Kriminalizuar Parlamentin.
Kriminalizuar Pushtetin.
Kriminalizuar Shtetin.
Kriminalizuar ligjin, rendin, sigurinë.
Kriminalizuar ekonominë.
Kriminalizuar lagjet, qytetet, vendin cep më cep.
Banditizëm pa fre, kufi e që nuk ka ndërmend të ndalet.
Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja !
Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë ?!!!
Kupa është derdhur !
KOHA JONË SONDAZH

