Ish-presidenti kroat me veshje kombëtare shqiptare (Foto)

 

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, i cili gjithmonë është i njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve, edhe pse tashme ka përfunduar mandatin si president ai ende vazhdon të ketë simpati dhe dashuri për shqiptarët.

Pasi disa muaj me parë vendosi plisin e bardhë dhe bëri shqiponjën me duart e tij ne Tetovë, ai në një foto shihet i veshur me veshje kombëtare shqiptare.

 

“Ish Kryetar i Kroacisë, Stipe Mesic me veshje kombëtare shqiptare së bashku me mikun e tij më të ngushtë dhe njëherit veprimtarin e çështjes kombëtare Idris Sulejmani nga Zherovjani i Tetovës i cili vepron dhe jeton në Kroaci”, thuhet në përshkrimin e fotos e cila po qarkullon në rrjetet sociale.(Express)

SHKARKO APP