Ish-Presidenti: Me lali Erin, Tirana ka marrë ritëm
Ish-Presidenti Bamir Topi i ftuar në ”Studio e hapur” në News 24, nuk ka nguruar që të vlerësojë punën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ka folur për PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.
”Unë kam konsideratë pozitive për Veliajn, sepse i ka dhënë tjetër ritëm Tiranës. Partia Socialiste ka vepruar me mjeshtëri në këtë pjesë, pasi kanë vendosur në krye të Tiranës një njeri shumë punëtor”, tha Topi.
”Unë i qëndroj shumë pranë parimeve bazë të së djathtës, ndaj dhe kam shumë kritika për këtë të djathtë e që është tani”. Por nëse ekziston ndonjë mundësi për bashkim me PD-në, Topi u shpreh se: ”Padyshim, jemi në politikë, por duhet që brenda saj të ndryshojnë disa gjëra”.
KOHA JONË SONDAZH

