Ish-Presidenti Moisiu: Po kthehemi mbrapa, më keq se më 1991

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24”, tha se situata aktuale në Shqipëri paraqitet e çmendur. Moisiu ka theksuar se për këtë situatë ka përgjegjësi gjithë klasa politike shqiptare e se vendi po kthehet më keq se në vitin 1991.

”Kjo situatë nuk është e mirë dhe nuk duhet të ndodhte. Për këtë ka përgjegjësi e gjithë klasa politike shqiptare. Po ekspozojmë një pjesë të keqe të shoqërisë shqiptare. Kriza është artificiale, mirëpo ndikimi është real. Opozita ka të drejtë në disa aspekte. Duhet kthjellësi, e cila ka humbur. Po kthehemi pas si në vitin 1991”, tha Moisiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?