Ish-presidenti Nishani humb njeriun e shtrenjtë: Edhe pse je vetë baba, qan si fëmijë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka humbur nënën e tij. Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë Nishani, përmes një postimi në rrjetet sociale ku krahas një fotoje ku shfaqet një qiri, shkruan se dhimbja për humbjen e nënës është aq e madhe sa e ka bërë të qajë si fëmijë. Të shumë janë ndjekësit që i shprehin ngushëllime të gjejë forcën për ta përballur humbjen. “Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”.

https://www.facebook.com/288438424538934/photos/a.679069102142529/3193739164008831/?type=3&theater

SHKARKO APP